Publikohen të gjitha fotografitë nga manastiri i Banjskës ku dyshohet se janë ngujuar 30 kriminelë
24 shtator 2023
| 15:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie ka shpalosur disa pamje nga manastiri i Banjskës në Zveçan, ku janë duke qëndruar persona të armatosur.
Ata dyshohet se kanë vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, kanë plagosur Alban Rashitin dhe kanë lënduar një tjetër.
Pas kësaj konference, zyra e kryeministrit ka publikuar të gjitha fotot nga manastiri i Banjskës.
Më poshtë sjellim pamjet që i ka dërguar zyra e kryeministrit: