Publikohen votat për dhjetë më të mirët e botës
24 shtator 2018
| 22:37
Janë publikuar votat e gazetarëve, përzgjedhësve, kapitenëve të kombëtareve dhe tifozëve për futbollistin më të mirë në botë.
Luka Modriq doli i pari falë suksesit të tij me Real Madridin dhe Kroacinë.
Ai la shumë prapa ndjekësit. Modriq mori 29.05 për qind të votave në total.
I dyti ishte Cristiano Ronaldo me vetëm 19.08 për qind, e i treti Mohamed Salah me 11.23 për qind.
Kylian Mbappe i Francës ishte i katërti me 10.52 për qind, teksa Lionel Messi mbylli top-pesëshen me 9.81 për qind.
Antoine Griezmann, Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Raphael Varane dhe Harry Kane mbyllën top dhjetëshen.