![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/Albin-Kurti-Donika-Gervalla-1-scaled-1.jpg)
Publikohet agjenda e Forumit të Mynihut, Kurti e Gërvalla s’do të flasin – Rama pjesë e një paneli
16 shkurt 2024
| 12:00
Sot (e premte) ka filluar Konferenca e Sigurisë në Mynih, që do të mbahet deri më datën 18 shkurt. Për gjatë tri ditëve, liderë të shumë vendeve do të diskutojnë për të ardhmen e botës.
Tashmë është publikuar agjenda zyrtare e Konferencës së Mynihut.
Në këtë konferencë, do t’i kushtohet një panel edhe Ballkanit, ku do të flasin Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut.
Në këtë panel nuk do të flet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por as Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët do të qëndrojnë në këtë konferencë.
Në këtë konferencë, sipas agjendës zyrtare, nuk do të flet as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.