Publikohet agjenda e takimeve të Kurtit dhe Vuçiqit me liderë evropianë
26 tetor 2023
| 13:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel ku do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian.
Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, takimet do të zhvillohen prej orës 13:30.
Po ashtu, këta liderë do ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas së njëjtës agjendë, edhe takimet me presidentin serb do të zhvillohen në të njëjtën kohë.