Publikohet biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses
Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale.
Për këtë arsye, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po koordinohej edhe me Listën Serbe.
Konkretisht me shefin faktik të këtij subjekti, Millan Radoiçiq. Këtë e dëshmon përgjimi të cilin e ka siguruar Paparaci.
Në kohën e komunikimit, ai veç ka qenë në ndjekje të autoriteteve të Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së.
Radoiçiq ndodhet në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga 18 janari 2019 dhe i sanksionuar nga ShBA-ja në dhjetor të vitit 2021.
Komunikimi ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës nga Lista Serbe.
Me të nisur biseda telefonike, Simiq e informon Kusari-Lilën se ka mbërritur “te Millani [Radoiçiqi, v.j]” dhe i sugjeron të dëgjohej direkt me të.
“Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i thotë Simiq, Kusari-Lilës.
“Hajde”, i përgjigjet Kusari-Lila, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
Pasi të dy merren vesh për kyçjen në bisedë të Radoiçiqit, Simiq ia kalon telefonin të fortit të Listës Serbe.
Poshtë keni incizimin: