Publikohet deklarata e Jakup Krasniqit e vitit 1998: UÇK-ja njeh për ideologji vetëm shqiptarizmin

09 nëntor 2020 | 13:23

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para Dhomave të Specializuara të Hagës, derisa, para këtij organi ish-kryeparlamentari është përballur me akuzat për krime të luftës.

Politologu Bardhyl Mahmuti ka publikuar një deklaratë të Krasniqit të vitit 1998-të.

Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë se UÇK-ja e njeh për ideologji vetëm shqiptarizmin, e se LPK-ja është ajo forcë politike që ka meritat e pakonstetuara në krijimin e UÇK-së.

“Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së është i mendimit se në këtë fazë të luftës pluralizmi politik është luks”, është thënë në këtë deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barazimi 1-1 me Echen në kampionat ishte fatal për të…