Publikohet dokumentari për masakrën në burgun e Dubravës

19 maj 2020 | 08:50

Janë bërë 21 vjet që nga ngjarja më famëkeqe për 160 të burgosur në burgun e Dubravës.

21 vjet më parë brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Kjo masakër është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO-s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat, në fakt, kishin të burgosur shqiptarë. Por, pasi NATO kreu operacionin e vet, milicia dhe ushtria serbe, duke dashur t’ia faturojnë të gjitha krimet brenda burgut NATO-s, filluan vrasjen dhe masakrimin e të burgosurve.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Për këtë masakër është realizuar edhe një dokumentar që tregon tmerrin që kanë kaluar ish të burgosurit në këtë masakër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se vatër kryesore e pandemisë…