Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

06 shtator 2024 | 19:49

Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Ligën e Kombeve.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtar, gjersa te Kosova ka befasi.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka vendosur ta nisë ndeshjen me dy qendërsulmues, me Asllanin që debuton me fanellën dardane.

Debutimin e tij do ta gjejë edhe Elvis Rexhbeçaj, që starton në mesfushë me Valon Berishën.

Ja 11-shet startuese:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare…