Publikohet fotografia e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit nga koha e luftës

08 qershor 2022 | 22:50

Një fotografi e vjetër nga koha e luftës, ku shihen së bashku kryeministri aktual Albin Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, është publikuar sot.

Gazetari Ermal Panduri ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Albin Kurti ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

Në këtë fotografi shihet edhe Adem Demaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha, u gjobit disa…