
Publikohet fotografia e mërgimtarit që u vra dje në Skenderaj
24 korrik 2022
| 09:55
Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të Skenderajt.
Besim Musliu, i ndjerë, 47 vjeçar, kishte ardhur në Kosovë për pushim nga diaspora.
Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.