Publikohet fotografia e parë e Bashar al-Assad në Moskë

08 dhjetor 2024 | 22:31

Disa kanale ruse Telegram kanë publikuar një foto të Bashar al-Assad, teksa shihet krah gruas së tij në Moskë.

Sipas tyre thuhet se kjo është fotografia e parë e diktatorit sirian në Rusi.

Assad u largua nga Siria së bashku me familjen, pasi kryengritësit morën në zotërim kryeqytetin Damask.

Bashar al-Assad mbërriti në Moskë me familjen e tij, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Rusia, vazhdon kjo agjenci, i ka garantua azil diktatorit sirian pas rënies së Damaskut. Agjencia e lajmeve Interfax citoi burimin e paidentifikuar të thoshte: “Presidenti sirian Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u dha atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare”.

Presidenti amerikane Joe Biden në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë e quajti rënien e regjimit të Assad, një mundësi historike për popullin sirian. Sipas tij largimi i Assad është një akt themelor drejtësie, por edhe një moment rreziku dhe pasigurie. Më tej ai shton se ‘Assad duhet të sillet para drejtësisë dhe të ndëshkohet’.

Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën (8 dhjetor) përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask. Ushtria hodhi në rrugë uniformat e dorëzoi qytetin duke braktisur aeroportin.
Damasku është “tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Ndërsa turmat dolën në rrugë për të kremtuar fundin e 50 viteve të sundimit të hekurt të familjes Assad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit…