Publikohet fotografia e personit që vdiq në vendin e punës në Fushë-Kosovë
Bislim Brahimi nga qyteti i Skenderajt është 64-vjeçari që humbi jetën të shtunën në vendin e punës.
Brahimi, derisa ishte duke punuar në një objekt në Bresje të Fushë-Kosovës, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ai ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ambulanca.
Ndërsa mjeku kujdestar, pas intervenimit, ka konstatuar vdekjen e personit.
Lajmi për vdekjen e tij u dha edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.