Publikohet fotografia ‘familjare’ e Procesit të Berlinit
03 nëntor 2022
| 11:19
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar të enjten në Berlin të Gjermanisë për Procesin e Berlinit.
Samiti i organizuar është udhëhequr nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në fjalën e tij, Scholz ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian (BE).
Pas fjalimit të Scholz, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë bërë edhe fotografinë “familjare” të Procesit të Berlinit, ku shihen edhe dy kryeministrat nga Kosova dhe Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.