Publikohet fotoja e parë e djalit mbretëror
Duka dhe Dukesha të Sussex-it kanë dalë në publik për herë të parë me djali e tyre të porsalindur.
Ky njëherit është edhe prezantimi i parë i fëmijës, i cili ishte i mbështjellë me një shall të bardhë.
“Ai ka temperamentin më të ëmbël. Ai është vërtet i qetë. Është çfarë kam ëndërruar”, ka thënë Meghan Markle.
Ndërsa ata të dy qeshnin, Princi Harry ka thënë se “nuk e di nga kush e merr këtë”
Çifti ka konfirmuar se ata do të prezantojnë Mbretëreshën me nipin e saj më të ri gjatë ditës së sotme.
Duke folur për ditët e tyre të para si prindër, Meghani ka thënë se është ndjenjë e mahnitshme.
“Është magji. Është goxha e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur”, ka thënë Meghani.
“Jemi tejet të lumtur që kemi vogëlushin tonë që na sjell kënaqësi”, ka thënë Princi Harry.