Publikohet fotoja e të dyshuarit për vrasjen e shefit të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në Amerikë

06 dhjetor 2024 | 08:41

Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut ka publikuar një imazh të ri që tregon qartë fytyrën e një njeriu që ata dyshojnë se ka qëlluar dhe vrarë shefin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, herët të mërkurën në Manhattan.

Imazhet e sapo publikuara janë marrë nga kamerat e sigurisë në lagjen Upper West Side të Manhatanit, ku policia mendon se i dyshuari ka qëndruar.

I dyshuari mbeti i lirë dhe hetuesit u përpoqën të zbulonin identitetin e tij, ndërsa policia vazhdonte të kontrollonte një rrjet të gjerë kamerash vëzhgimi private dhe publike.

Forcat e rendit vendosën dronë dhe qen në kërkim të tij, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndër të dhëna të zbuluara ishin një telefon celular, pamjet video të të dyshuarit dhe gëzhoja nga plumbat e gjetur në vendngjarje me fjalët “mohoj”, “mbroj” dhe “shkatërroj”, sipas burimeve të paidentifikuara.

“Ky nuk duket të jetë një akt i rastësishëm dhune”, tha Jessica Tisch, komisionere e policisë së New Yorkut.

“Çdo tregues është se ky ishte një sulm i paramenduar, i planifikuar paraprakisht, i synuar”, shtoi ajo.

Thompson u vra nga një burrë në të zeza që mbante një çantë shpine.

I dyshuari më pas iku me një biçikletë elektronike në Central Park aty pranë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar në këtë rast dhe policia ofroi një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacion.

Ndryshe, UnitedHealthcare është një degë e UnitedHealth Group, një nga kompanitë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Dega siguron dhjetëra miliona njerëz me mbulim shëndetësor privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të darkës së të nominuarve, situata mes Drenushës…