Publikohet libri “Një tragjedi shqiptare” i autorit Irfan Ukshini

26 mars 2021 | 12:57

“Një tragjedi shqiptare” është libri më i ri i bashkëvendësit tonë Irfan Ukshini. Përmes kësaj kronike historike, autorit Irfan Ukshini paraqet kontekstin real familjar të një familjeje shqiptare, familjes Ukshini nga Zhegra.

Kjo kronikë shpërfaqë të vërtetën e një familjeje shqiptare, ku për bazë merr gjyshërit dhe familjen e tij por edhe kontekstin kohor në krizën politike dhe humanitare nëpër të cilën po kalonte Kosova deri në përshkallëzimin dhe shpërthimin e luftës në Kosovë.

Libri i kushtohet kryekëput Ukshin dhe Miradije Ukshinit, post mortum, të cilët në mënyrë barbare u ekzekutuan nga forcat ushtarake serbe në pragun e shtëpisë në Zhegër më 30 mars dhe 1 prill 1999, përderisa drejtësia për krime lufte ndaj civilëve në këto anë nuk u vu as sot e kësaj dite.

May be an image of book

Kjo kronikë mbi okupimin sllav të trojeve shqiptare deri te ngjarjet e luftës së Kosovës të vitit 1999, është autentike.

Përmes kësaj kronike, autori ka për qëllim të kontribuoj që populli të mos i harrojë krimet e përsëritura të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Libri përfundon me një mesazh domethënës “Tani e tutje çdo gjë fillon nga e para”

Libri është publikuar në gjuhën shqipe dhe angleze nga Shtëpia Botuese Faik Konica.

May be an image of 1 person and standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i fitores kundër Andorrës, Ermir Lenjani është shfaqur shumë…