Publikohet lista e gjerë e Kosovës U19

23 qershor 2021 | 12:21

Hendbollistet e Përfaqësues U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup prej 10 deri më 18 korrik.

Grumbullimi do të bëhet në Istog në mëngjesin e 1 korrikut, ndërsa lojtaret do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike të njëjtën ditë. Më 1 korrik nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë për disa ditë, para se ekipi të luaj dy ndeshje miqësore (më 4 e 5 korrik). FHK-ja është në negociata me disa federata të regjionit për të aranzhuar miqësoret që do të shërbejnë për ta përzgjedhur ekipin final, pasi fillimisht ekipi është i zgjeruar.

Për në Maqedoni të Veriut udhëtohet më 9 korrik, ndërsa ndeshja e parë është më 10 korrik. Kosova në fillim takohet me Holandën.

Në Përfaqësuesen U19 janë ftuar lojtare që vlerësohen me potencial. Ka lojtare të klubeve tona, por edhe të klubeve evropiane. Një numër i konsiderueshëm i lojtareve grumbullohen për herën e parë, edhe për faktin se vjet nuk kishte aktivitete evropiane të grupmoshave për shkak të pandemisë.

Selektori Agron Shabani dhe trajneri Faruk Shala kanë vendosur për këto lojtare: Venera Kafexholli, Dafina Mustafa, Mendolina Fetaj, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj, Ornela Haxhiu, Donita Lajçi, Hava Maloku, Alma Nivokazi, Selvije Mollakadrija, Gentiana Basholli, Areta Istrefi, Lorena Nikolla, Diellza Istrefi, Adelina Berisha, Natalija Milatoviq, Saranda Berisha e Eriona Gecaj.

Me Përfaqësuesen U19 të hendbollisteve nisin aktivitetet e ngjeshura ndërkombëtare të kësaj vere. Do të luajnë edhe hendbollistet U17 e po ashtu hendbollistët e rinj.

Ndërkohë po bëhen përpjekje dhe sipas të gjitha gjasave do të organizohet edhe kampi tradicional për hendbollistë të rinj.

Lista e lojtareve:

1.Venera Kafexholli       BSV Stans (SUI)
3.Areta Istrefi                 SV Teutonia Riemke (GER)
5.Melisa Mulaj               Kjelsa IL (NOR)
6.Natalija Milatovic       KHF Istogu
7.Elisa Mulaj                  Kjelsa IL (NOR)
9.Saranda Berisha                   EHC Olten (SUI)
10.Hava Maloku            TSG Bad Soden A (GER)
14.Lorena Nikolla                    HSC Kreuzlingen (SUI)
15.Adelina Berisha        KHF Istogu
16.Selvije Mollakadrija  KHF Vëllaznimi
17.Gentiana Basholli     KHF Samadrexha
18.Alma Nivokazi                    KHF Prishtina
20.Ornela Haxhiu           HK Malmo (SWE)
22.Dafina Mustafa                   LC Brühl (SUI)
23.Donita Lajçi              Oppsalhandball (NOR)
26.Eriona Gecaj             KHF Jusuf Gervall
27.Mendolina Fetaj        LC Brühl (SUI)
44.Diellza Istrefi             Sarpsborg (NOR)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 258-të…