Publikohet lista e Kosovës U21
06 nëntor 2020
| 14:50
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, kundër Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.
Stërvitja e parë e “dardanëve” të rinj do të jetë të hënën më 9 nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00.