Publikohet lista e xhudistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojtar Mesdhetare Oran 2022
24 qershor 2022
| 17:20
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar të premten me publikimin e ekipeve që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku tani radhën e ka ai i xhudos.
Prezantimin e sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, e nisim me sportin e xhudos, të cilët përfaqësohen me tetë sportistë, të prirë nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi.
Përveç Krasniqit janë të përfshirë edhe shtatë xhudistë të tjerë, ndërsa si ndihmës trajnere nuk mungon Majlinda Kelmendi.
Lista e plotë e pjesëmarrësve në xhudo:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Erza Muminoviq (-48 kg)
Arbër Kullashi (-81 kg)
Shpati Zekaj (-100 kg)
Trajner Driton Kuka dhe ndihmëstrajnere Majlinda Kelmendi