Publikohet lista me 100 pozitat me paga marramendëse në Kosovën e varfër
05 nëntor 2018
| 22:30
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, në Puls të KTV-së ka bërë publike listën me 100 pagat më të larta në institucionet shtetërore.
Sipas kësaj liste, i pari më i paguar në Kosovë aktualisht është pozita e Drejtorit menaxhues të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, me rreth 4820 euro. Menjëherë pas kësaj pozite, pagë merr zëvendësi në këtë pozitë, me 4190 euro.
Në vendin e tretë si më të paguar janë ambasadorët, me 3866 euro.
Në vendin e katërt është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që merr 3835 euro.
Agjencia e Privatizimit të Kosovës përfshihet në listë edhe me pozita tjera drejtorësh./koha.net/
Listën e plotë mund shikoni më poshtë: