Publikohet lista me banorët që do të hyjnë në Big Brother VIP Albania 2

24 dhjetor 2022 | 21:17

Sonte (e shtunë) do të nisë edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Nën moderimin e prezantueses Arbana Osmani, 15 personazhe VIP do të fillojnë rrugëtimin e tyre 100 ditor në spektaklin e famshëm, duke garuar pë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Pak para se të fillojë spektakli i shumëpritur, Telegrafi ka siguruar ekskluzivisht listën e pjesmarrësve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ndër emrat më të spikatur nga konkurrentët, duket të jenë prezantueset Kejvina Kthella dhe Kiara Tito, aktorët Gent Hazizi dhe Amos Zaharia, këngëtari Luiz Ejlli dhe prezantuesi Ronaldo Sharka.

Ndërsa, po të njëjtat burime i kanë treguar Telegrafit se opinionistët e edicionit të sivjetmë janë Arbër Hajdari dhe Bleona Qereti.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Big Brother VIP Albania shënoi një rekord shikueshmërie, duke bërë për vete mijëra ndjekës para televizionit dhe jo vetëm.

Fitues i edicionit të parë të BBV Albania u zgjodh balerini Ilir Shaqiri, ndërsa i dyti në renditje përfundoi aktori Donald Veshaj, pasuar nga prezantuesja Einxhel Shkira (e treta) dhe modelja Beniada Nishani (e katërta në renditjen finale).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zbuluar formacioni më i mirë i vitit në Superligën…