Publikohet maketi i portit të Durrësit, i projektuar nga studio e Dubait (Video)
21 korrik 2021
| 11:43
Studio urbanistike “Emaar Group” në Dubai, e cila është zhvendosur në Durrës ka përfunduar maketin për Portin e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga maketi i përfunduar, duke theksuar se në Durrës do të ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.
“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të ‘Emaar Group’ në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.