Publikohet një letër e një pjesëtari të NjSI-së: Ne ishim bllokuar në Jarinjë, kryeministri dhe ministri në zyrë
Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka publikuar një letër, për të cilën ka thënë se është shkruar nga një pjesëtar i Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).
Në këtë letër është thënë se policia ishte i bllokuar në Jarinjë për 21 ditë rresht dhe se aty ishin kushtet e tmerrshme, pasi nuk i kishin as gjërat elementare. Ai ka thënë se derisa ata ishin të bllokuar, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Ounëve të Brendshme, Xhelal Sveçla qëndronin në zyrë.
Po ashtu, zyrtari në letër ka thënë se gjatë asaj kohe nuk ka komunikuar as me familjarët e tij.
“Përderisa ti kryeministër, ministri dhe të tjerët që qëndronit në zyrët tuaja, veturat luksoze dhe pranë familjeve tuaja, ne kishim kaq shumë mungesa dhe e vetmja shpresë për neve ishin kolegët tanë për të cilët ti dhe të tjerët thuani se kanë marrë pagë 2 200 euro në muaj”, është thënë në këtë letër.
Në fund, polici ka thënë se familja do të merrte edhe kredi, që të paguheshin këto para dhe të ishin pranë njëri-tjetrit.
“Kryeministër, kur është fjala për atdheun ne jemi në gjendje të sakrifikojmë gjithçka si rasti i 24 shtatorit i kolegut tonë që dha jetën për Kosovën, të punojmë jo 21 ditë por gjithë jetën pa para, por nuk lejojmë që të luhet dhe të përdhoset dinjiteti jonë, dhe të luhet me ndjenjat tona e të familjarëve tanë”, është thënë në fund të kësaj letre.