Publikohet numri i të vrarëve në Kopenhagë

04 korrik 2022 | 08:26

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë të dielën, tha policia daneze, duke shtuar se një danez, 22 vjeç, është arrestuar dhe po akuzohet për këtë ngjarje.

“Danimarka është goditur nga një sulm mizor të dielën mbrëma. Disa u vranë. Ka edhe të plagosur. Familje të pafajshme që kishin dalë për pazar apo për të ngrënë jashtë. Fëmijë, adoleshentë dhe të rritur”, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frediksen përmes një deklarate të dielën në mbrëmje.

“Dua të inkurajoj danezët që të qëndrojnë së bashku në këtë kohë të vështirë”, theksoi ajo.

Policia në Kopenhagë tha se zyrtarët policorë shkuan në qendrën tregtare Field të dielën pasdite pas raportimeve për të shtëna. Në videot e publikuara nga mediat lokale u panë grupe njerëzish duke u larguar me vrap nga qendra tregtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 22-vjeçar ka kryer një sulm me armë zjarri në…