Publikohet pasuria e Kurtit, ja sa para ka para në bankë
14 qershor 2022
| 14:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes së tij në Norvegji.
I pari i qeverisë ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej rreth 400 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 23 mijë euro.
Sipas formularit të pasurisë, bashkëshortja e tij ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 290 mijë euro për blerjen e apartamentit, në kohëzgjatje prej 25 vitesh.
Ndërkohë Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vjet.
Kurti ka deklaruar si të hyra vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro.