Publikohet pasuria e zyrtarëve të lartë publikë
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar të enjten në faqen e saj zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Një veprim të tillë, AKK-ja e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.
Kjo agjenci ka njoftuar se gjatë bartjes se të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë AKK-në menjëherë, në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen.
Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, AKK-ja do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik qe kanë deklaruar pasurinë në vitin 2019.
Ky është linku ku mund t’i shikoni regjistrat e deklarimit të pasurisë për secilin zyrtarë të lartë publikë: https://www.akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/171/deklarimet/171.
/Epoka e re/