Publikohet për herë të parë një video tejet emocionuese e Rexhep Selimit teksa i këndon Shqipërisë
26 qershor 2022
| 20:37
Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë.
Në mesin e tyre është edhe Rexhep Selimi, apo i njohur ndryshe si 10-shi i UÇK-së.
Në një video të papublikuar më parë, Selimi shihet në një ndejë private, duke kënduar vargjet e këngës “Ani moj Shqipni, mos thuj marova”.
Selimi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, sa ishte në Kosovë jo rrallë është parë duke i rënë çiftelisë e duke kënduar këngë patriotike.
Në këtë video Rexhep Selimi është i shoqëruar nga Glauk Konjufca si dhe zyrtar tjerë të VV-së. Aty shihen në konakun e Lulzim Gacaferit në Junik.
Përpos kësaj, Rexhep Selimi ishte edhe personi i parë që lexoi deklaratën e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike.