Publikohet programi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
10 gusht 2023
| 08:35
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka publikuar programin.
Në këtë edicion të këtij seminari, të 41-in me radhë, do të ketë ligjërata publike, kurse të gjuhës shqipe për albanologë të huaj dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe.
Po ashtu, do të ketë edhe tryeza për gjuhën dhe letërsinë shqipe, si dhe sesione tematike në fusha të caktuara të studimeve albanologjike.
Në edicionin e sivjetmë do të mbahen nëntë ligjërata shkencore.
- Muhamedin Kullashi: Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë, e nartë, 15 gusht 2023, ora 11:00
- Ranko Matasović: Imagining the Illyrian, e martë, 15 gusht 2023, ora 18:00
- David Hosaflook: Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare (Ligjërata mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë), e mërkurë, 16 gusht 2023, ora 11:30
- Hivzi Islami (me bashkëpunëtorë): Vendbanimet e Kosovës, e enjte, 17 gusht 2023, ora 11:00
- Oliver Jens Schmitt: Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912 – 2023, e premte, 18 gusht 2023, ora 11:00
- Konrad Clewing: The basis of state building in Kosovo: from nationality to multiethnicity and back, e premte, 18 gusht 2023, ora 18:00
- Edlira Macaj: Në poetikën mjedjane (Ligjërata mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Shkup), e shtunë, 19 gusht 2023, ora 11:00
- Stefano Canalis/: Some remarks on word stress in Albanian, E Martë, 22 gusht 2023, ora 11:00
- Michiel de Vaan: Historical phonetics and the dialect split between Geg and Tosk/ e mërkurë, 23 gusht 2023, ora 11:00
Seminari i sivjetmë aktivitetet i fillon nga e hëna, më 14 gusht, në orën 11:00.