Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri francez, bazuar në exit poll-e
07 korrik 2024
| 22:15
Në Francë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit me një rezultat mjaft shokues.
Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, është rreshtuar në vendin e tretë, sipas exit poll-it.
Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor kryeson me 172-205 vende, përcjell Telegrafi.
Në një surprizë të madhe, aleanca centriste e Emmanuel Macronit pritet të marrë rreth 150-175 vende.
Ndërkohë, Fronti Kombëtar i Le Penit dhe aleatët e saj pritet të marrin 115-150 vende.
Me përfundimin e exit poll-it, ja se si duken vendet e parashikuara në Parlamentin francez.
Por, kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.