Publikohet raporti 24-orësh i MSh-së, ky është numri i të infektuarve me Covid
Pesë qytetarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh) në raportin e përditshëm për koronavirus, duke theksuar se nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.
Numri total i rasteve aktive, sipas MSh-së, ka rënë në 59.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.
Në total numri i rasteve aktive është 59.