
Publikohet renditja e re e PDK-së/ Votat e të gjithë kandidatëve për deputetë
16 shkurt 2025
| 22:46
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e fundit po i afrohet fundit dhe tashmë janë bërë publike disa rezultate të rëndësishme.
Në një listë të nxjerrë nga komisionerët e PDK-së, e ka siguruar Epoka e re, ku janë kalkuluar votat e kandidatëve që kanë marrë më së shumti mbështetje nga qytetarët në nivel vendi.
Kjo listë jozyrtare jep një pasqyrë të qartë se kush janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi dhe që mund të sigurojnë ulësen e deputetit.
Me përfundimin e procesit, pritet që lista e kandidatëve të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ.