
Publikohet ‘trailer’-i i sezonit të dytë të “Squid Game”
Që kur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat e serialit kanë kërkuar lajme për një sezon të dytë.
‘Trailer’-i i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”.

Videoja zbuloi gjithashtu yllin e “Squid Game”, Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.
Përveç kastit të rikthyer, Netflix bën me dije një numër aktorësh të rinj do t’i bashkohen këtij sezoni.

Ndërsa karakteret e këtyre aktorëve nuk u zbuluan, të katër ata shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.
Me daljen e tij në 2021, seriali u bë një sensacion global dhe vazhdoi të thyente rekorde të shumta shikueshmërie në Netflix.

Mbetet shfaqja më e shikuar e platformës dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, “Bridgerton”.
Ky serial po ashtu mori 14 nominime marramendëse për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë premiera e “Squid Game 2”.