Publikohet traileri i filmit të Rita Orës, duket si mbretëreshë
Disney+ publikoi trailerin e filmit të ri ‘Descendants: The Rise of Red’ me aktore kryesore këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. Shërbimi i transmetimit ndau një poster dhe një trailer për filmin muzikor fantazi me Kylie Cantrall, Malia Baker dhe Rita Ora.
‘Descendants: The Rise of Red’ është një spinoff i filmave Descendants të Disney Channel dhe filmi i katërt në ekskluzivitet, i cili ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney.
Cantrall luan Red, vajzën e Alice in Wonderland’s Queen of Hearts (Ora), me Baker si Chloe Charming, vajzën e Hirushes (Brandy) dhe Princit Charming (Paolo Montalban).
“Pasi Mbretëresha e Zemrave nxit një grusht shteti kundër Auradonit, Red dhe vajza e Hirushes, Chloe, udhëtojnë pas në kohë për të zhbërë ngjarjen traumatike që e shtyu nënën e Red në rrugën e saj djallëzore” thuhet në një përmbledhje zyrtare.
Kasti përfshin gjithashtu China Anne McClain, Jeremy Swift, Dara Reneé, Ruby Rose Turner, Morgan Dudley, Melanie Paxson, Leonardo Nam, Joshua Colley dhe Peder Lindell. ‘Descendants: The Rise of Red’ përmban shtatë këngë të reja origjinale, së bashku me ripërsëritjet e ” What’s My Name” nga Descendants 2 dhe “So This is Love” nga Hirushja.
Filmi do të shfaqet premierë më 12 korrik në Disney+ dhe do të transmetohet më 9 gusht në Disney Channel.