Publikohet traileri i një filmi horror për Mickey Mouse
“Një vend për argëtim, një vend për miqtë, një vend për gjueti. Miu është jashtë”, thuhet në klipin e shkurtër.
Simon Phillips, i cili prodhoi filmin, thotë se “njerëzit nuk duhet ta marrin atë shumë seriozisht”.
“Ne kemi bërë një film qesharak dhe zbavitës. Nëse e vendosni Mickey-n në një film familjar, nuk do të trajtoni një temë të re. Ju duhet të dilni me diçka që është krejtësisht e kundërta e asaj që është tashmë atje”, tha Phillips, duke shtuar se filmi pritet të dalë në mars.
Në të njëjtën kohë, u publikua një video-lojë horror e frymëzuar nga Mickey Mouse e quajtur “Infestation 88”.
Sipas ligjit amerikan, e drejta e autorit për “Steamboat Willie”, animacioni bardh e zi i vitit 1928 që prezantoi audiencën për herë të parë me Mickey Mouse, skadoi më 1 janar pas 95 vjetësh.
Drejtuesit e Disney thanë në një deklaratë se ata “do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat tona për versionet më moderne të Mickey Mouse dhe pjesë të tjera që mbeten nën të drejtën e autorit”.
Disney tha se do të “punojë për të mbrojtur kundër konfuzionit të konsumatorëve të shkaktuar nga përdorimi i paautorizuar i Mickey dhe personazheve tanë të tjerë”.