Publikohet transkripti, ja çfarë komunikoi Trump me agjentët e shërbimit sekret menjëherë pasi u qëllua

14 korrik 2024 | 15:30

Pak çaste pasi u qëllua në një tubim në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trump është parë i gjakosur në vesh dhe faqe teksa është larguar me nxitim nga skena.

Audioja zbulon sesi është zhvilluar skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në mbrojtjen e tij.

Trumpi ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai ka shtrënguar veshin, ndërsa agjentët e shërbimit sekret e kanë rrethuar. “Zbrisni, zbritni, zbritni”, ka thënë njëri. Dëgjohet një goditje tjetër dhe një grua bërtet, raporton “CNN”.

Dëgjohen disa zëra të agjentëve të shërbimit sekret,  njëri thotë “lart!”, një tjetër “shkallët janë gati, shkallët janë gati”.

Trumpi mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Më shumë agjentë dalin në skenë. Mbështetësit e Trumpit në sfond duken të tronditur, ndërsa disa incizojnë me telefonat e tyre.

Pasi dëgjojnë se atentatori është rrëzuar, Trumpi dhe agjentët ngrihen në këmbë. Ja çfarë u tha:

Trump: Më lejoni t’i marr këpucët e mia, më lejoni t’i marr këpucët e mia.

Agjenti 1: “Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri”.

Trump: Më lër t’i marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër: “Prisni, koka juaj është e gjakosur”.

Agjenti 1: “Zotëri, ne duhet të shkojmë në…”.

Trump: Më lër t’i marr këpucët e mia.

Një agjente grua thotë “në rregull” përpara se të shtojë diçka për këpucën.

Trump: “Prit, prit, prit”.

Më pas ai tregon grushtin kah turma dhe e thotë fjalën “luftë” tri herë – një lëvizje që u prit me brohoritje.

Trump dhe ekipi i shërbimit sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt automjeteve ndërsa turma thërret “ShBA, ShBA, ShBA”.

Këtu mund ta shihni videon nga ky moment.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte pas mesnate, me fillim nga ora 02:00, luhet finalja…