Publikohet udhëzuesi “Raportimi i rasteve të trafikimit me njerëz”

12 nëntor 2021 | 15:12

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policinë e Kosovës (PK), mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë publikuar udhëzuesin për gazetarët se si të raportojnë për rastet e trafikimit me njerëz.

Në takimin e mbajtur të premten në AGK, së bashku me zyrtarët e OSBE-së dhe PK-së, është biseduar për kampanjën vetëdijesuese të PK-së për sensibilizimin e opinionit dhe ngritjes së bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Udhëzuesit në zyrat e AGK-së i dorëzuan nënkolonel Fehmi Xhata, drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kapiten Riza Murati nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, Edward Anderson, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, OSBE Misioni në Kosovë dhe Shpresa Mulliqi, zyrtare për Ngritjen e Vetëdijes së Publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia mes Pajtimit dhe Sarës sa vjen dhe po bëhet…