Publikohet video e aeroplanit që shpërthen në flakë në pistën e aeroportit
Janë publikuar pamjet tragjike të një avioni në Moskë, i cili rreth një vit më parë u përfshi nga flakët dhe si pasojë 41 persona humbën jetën.
Pamjet janë publikuar në 15 prill 2020, ndërsa aksidenti ndodhi në 5 maj të vitit 2019.
Siç shihet edhe në pamje, avioni ka dalë nga pista, ndërsa përpjekje e pasagjerëve për të dalë nga avioni është tronditëse.
Si ndodhi ngjarja?
Në 5 maj 2019, avioni Aeroflot bëri një ulje emergjente në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pasi një zjarr shpërtheu menjëherë, duke vrarë 41 njerëz.
Autoritetet ruse tani kanë publikuar një video të kamerave të sigurisë së aeroportit ndërsa hetimi për rrëzimin e avionit, në të cilin piloti i avionit, Denis Evdokimov, është akuzuar, ka përfunduar.
Piloti 42-vjeçar akuzohet se shkeli rregullat e sigurisë së transportit. Sipas hetimit, piloti i fluturimit nga Moska për në Murmansk u kthye në aeroportin nga i cili ishte nisur, Sheremetyevo, dhe bëri një ulje anormale.
Çshtja tani është referuar në prokurori për ndjekje penale.