Publikohet video e Kurtit kur i sulej policit: Në Prishtinë skifter, matanë Ibrit pulë

30 janar 2021 | 20:05

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas mos-lejimit të vazhdimit të fushatës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, nga një grup serbësh.

Salihu, me anë të ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë videon e kapur në protestë të 2017-ës së subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviqi, shkruan Gazeta Express.

“Albini – ne Prishtine skifter, matane Ibrit pule. Qysh u kone ajo forja – ka dashte me luftu, po nji komandant i ka thone “kthehu ne Prishtine se ti i duhesh i gjalle çAshtjes”, ka mbishkruar në video Salihu.

” Ani Vjosa qe u nenshkrujke si Komadante Supreme, sot po besoj qe e ka kuptu se i ka mbathe kpucet e mdhaja te Komandantit Suprem te cilat nuk mundet me i mbush”, ka shkruar tutje ai.

Gjatë vizitës së të shtunës të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Liidhja Demokratike e Kosovës…