Publikohet video ku shihet Rita Ora në një marrëdhënie treshe

25 maj 2021 | 11:24

Rita Ora përflitet se është në një marrëdhënie treshe me regjisorin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspon.
Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat britanike, këngëtarja shqiptare shfaqet duke u përqafuar dhe puthur me regjisorin dhe aktoren në Sidnei, Australi.

Rita Ora tashmë e ka pranuar se është biseksuale ndërsa aktorja Tessa Thompson ka bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat.

Lajmet për lidhjen e Rita Orës me komedianin Taika Waititi nisën pak kohë më parë. “People” raportoi se 45-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë bashkë dhe po në Sydnei, aty ku këngëtarja shqiptare ndodhet për xhirimet e The Voice Australia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,…