Publikohet videoja e aeroplanit të “Air Canada”-s të përfshirë nga flakët

29 dhjetor 2024 | 19:59

Janë publikuar tashmë pamjet e incidentit dramatik në aeroportin e Halifax-it, ku një aeroplan i Air Canada, fluturimi 2259, doli nga pista dhe pjesërisht mori flakë gjatë uljes.

Aeroplani po vinte nga St. John’s dhe pati probleme gjatë uljes, duke u rrotulluar jashtë pistës, transmeton klankosova.tv.

Në bord ndodheshin rreth 80 pasagjerë por, fatmirësisht, sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Evakuimi u krye brenda pak minutash, ndërsa pasagjerët u dërguan në një vend për t’u kontrolluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR ka njoftuar se batalioni Kinetik i Komandës Rajonale ka…