Publikohet videoja e momentit kur polici në Prishtinë e dënoi qytetaren që qeshi me zë të lartë
09 gusht 2019
| 19:25
Aida Gashi disa ditë më parë u dënua nga Policia e Kosovës ,e një gjobë prej 100 eurove, pasi që, ka qeshur me zë të lartë në një mesnatë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Për këtë rast ka pasur reagime të shumta e po ashtu edhe një protestë.
Por, momenti kur Policia e Kosovës, e ka gjobitur qytetaren nuk ishte bërë publik.
Ndërsa sot, “Indeksonline”, e ka siguruar videon teksa polici i PK-së, e dënon Aida Gashin.