Publikohet videoja e shantazhit të afaristit Isni Jemini

02 nëntor 2023 | 08:13

Drama e biznesmenit nga Rahoveci, Isni Jemini, me ish-missin e Kosovës, Zana Berishën, është duke vazhduar.

Ani pse kjo e fundit po dyshohet se ka shantazhuar Jeminin t’i paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, pas ndarjes së tyre, mirëpo është publikuar një audio që dëshmon se edhe biznesmeni ka shantazhuar.

Edhe pse Jemini u paraqit si viktimë para organeve të rendit pasi i dha mijëra euro, në një audio të publikuar nga Gazeta Sinjali dëshmohet se edhe biznismeni e ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-missin.

Në audion Jemini e kërcënon Berishën me publikimin e videove intime që i ka incizuar pa dijeninë dhe aprovimin e saj gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.

Gjatë audios Jemini dëgjohet duke i thënë “unë të shkatërroj dhe kom me t’bo horë”, duke e paralajmëruar se i posedon 12 video me të cilat e ka kërcënuar.

Gjatë muajit tetor u raportua për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmeni të njohur Isni Jemini nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Ndërsa në Kosovë ai ka një shtëpi luksoze në Prizren dhe një banesë. Banesa e tij ka 400 metra katrorë dhe ka tri dhoma gjumi.

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

Po ashtu sipas dosjës së siguruar nga Kallxo.com në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari mos të ketë pasoja në familje.

Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

Në total, biznesmeni Jemini kishte paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e veturës, me kërcënime e shantazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm që ka tronditur…