Publikoi më së shumti fotografi për seancën e sotme solemne, Deputetja shqiptare: Një gjak, një histori!
Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike (PD), ka ka postuar 42 fotografi nga takimi i përbashkët që kryeministrat, ministrat dhe deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë e kishin të dielën.
Kjo për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Një gjak, një histori”, ka shkruar deputetja në mbishkrimin e albumit, teksa ka fotografi me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, liderin e PDK-së, Memli Krasniqi e deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Pos albumit, më pas ajo e ka postuar edhe një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Një Popull, një Tokë, një Ëndërr”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me Kurtin.
Gjatë seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës kishte fjalime patriotike nga të dy anët. Është theksuar nevoja e avancimit të kombit shqiptar.