Publikoi video me armë në ‘Tik-Tok’, arrestohet nga policia
Policia në Vushtrri ka bërë me dije se dje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka pranuar një informacion për një video të publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”, në të cilën shihej një person duke shtënë me armë zjarri.
Ndërsa policia e ka identifikuar personin i cili shihej në videon e publikuar si dhe e ka arrestuar atë.
“A.M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ku i njëjti ka pranuar se me datën 20.08.2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gas. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’”, ka njoftuar policia.