Publiku shqiptar votoi edhe për Serbinë
15 maj 2022
| 09:31
Mbrëmë është mbajtur finalja e Eurovisionit për vitin 2022. Ukraina ka fituar këtë vit.
Në formatin e ri të viteve të fundit, përveç votave të publikut, voton edhe juria profesionale e shteteve të ndryshme.
Sot janë publikuar pikërisht në detaje votat e publikut dhe kështu ne mund ta shohim se si ka votuar edhe publiku nga Shqipëria.
Publiku shqiptar i ka dhënë 1 pikë Moldavisë, 2 pikë Norvegjisë, 3 pikë Serbisë, 4 pikë Britanisë së Madhe, 5 pikë Estonisë, 6 pikë Holandës, 7 pikë Spanjës, 8 pikë Italisë, 10 pikë Ukrainës dhe 12 pikë Greqisë.