Puigdemont thotë se është i hapur për një takim me Rajoy
Ish-lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ka thënë sot se ai është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.
Ai ka thënë se një takim i tillë do të mund të zhvillohej në ndonjë shtet të Evropës. Këto komente të Puigdemont vijnë vetëm një ditë pasi separatistët rajonalë, fituan shumicën në zgjedhjet rajonale.
“Jam i hapur për tu takuar (me Rajoy) në Bruksel apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së, por jo në Spanjë”, ka thënë Puigdemont gjatë një fjalimi televiziv në Bruksel.
Ai gjithashtu ka thënë se është i gatshëm të kthehet në Spanjë, nëse atij i garantohet se mund të marrë pozitën e udhëheqësit, në një qeveri të re që do të mund të formohej në Katalonisë.
Puigdemont është në ekzil të vetë-imponuar në Bruksel që prej muajit tetor, pasi kryeministri Rajoy ka shkarkuar Qeverinë rajonale në Katalonisë, pasi ky rajon mbajti referendum për pavarësi dhe shpalli Katalonisë republikë të pavarur. (Rel)