Pulat bëhen bashkë e vrasin dhelprën
15 mars 2019
| 11:42
Pulat e një ferme në Francën veriperëndimore janë bërë bashkë dhe kanë mbytur një dhelpër.
Incidenti i pazakontë në Brittany ndodhi pas dhelpra hyri në kotecin e 3000 pulave përmes një dere automatike që u mbyll menjëherë.
Kreu i shkollës bujqësore Gros-Chene, Pascal Daniel, ka bërë me dije se për t’u mbrojtur shpendët sulmuan kafshën me sqepin e tyre.