Pulat e ngordhura mbulojnë bregdetin te Rana e Hedhun në Shëngjin

10 prill 2022 | 21:10

Pulat e ngrodhura kishin mbuluar një pjesë të bregdetit tek Rana e Hedhun në Shëngjin mëngjesin e kësaj të diele. Dyshimet janë se shpezët ishin hedhur në lumenj që i çuan në det dhe dallgët i kthyen sërish në breg.

Kjo ishte pamja e bregdetit të “Ranës së Hedhun” në Shëngjin mëngjesin e së dielës.

Pulat e ngrodhura kishin mbuluar një pjesë të vijës bregdetare.

Dyshimet janë se pulat janë hedhur në brigjet e lumenjeve në zona të tjera dhe kanë përfunduar në det. Dallgët më pas i kthyen pas në breg.

“Në pikën ku u konstatuan pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi, asnjë fermë që rriten shpendët.”

Vetëm pas denoncimit të skandalit, në terren zbritën edhe përfaqësuesit e institucioneve.

Shpezët e ngordhur u hoqën nga specialistët e Veterinarisë, të cilët bënë dhe dezinfektimin e zonës.

Në lidhje me rastin kanë nisur verifikimet, ndërsa bëhet me dije se deri tani në Qarkun e Lezhës nuk ka raste të gripit të shpendëve.

“Informacioni na erdhi nga media. Na u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti është mbushur me pula të ngordhura, në terren  ishin katër pula. Nuk kanë lidhje me zonën territoriale të zonës së qarkut Lezhë, sidomos me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucionet e tjera të bashkisë dhe zonave të mbrojtura”.

“U bë dezinfektimi i vendit, konstatojmë se zona është e pastër. Asnjë shpend i ngordhur me influencë aviare.”

Pas stuhive, plazhet tona në vazhdimësi mbushen me plastikë, qelq e mbetje të tjera që deti na i kthen pas si dëshmi e ndotjes që vjen nga dora e njeriut, dhe paaftësia e institucioneve për të menaxhuar mbetjet urbane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “gërvishtje” në kokë gjithmonë ka të vetat, edhe kur…