PULËBARDHA

13 nëntor 2019 | 08:49

Vaid Zoti

Qiellin e ëndrrave të mia
E zotëron një pulëbardhë.
Krejt tekanjoze,
E mbyll dhe e hap.

I pafuqishëm, e shoh lart
Tek luan me qiellin, e mbyll, e çel me sqep.
Herë më bën murg të zi e herë det,
Herë qiellin e ndrit, herë e fsheh në gushë të vet.

Qiellit të dëshirave të mia flatron një pulëbardhë
Dhe poshtë unë herë gëzoj dhe herë kam dridhje.
Trembem se kam një pulë në zemër, që më ha sekondat,
Një pulë e vjedhur nga një orë tavoline.
(O zot, kurrë s’u ngop, vazhdon të çukitë
Me monotoninë e saj të bezdisshme!)…

Pulëbardha vazhdon të luajë atje lart,
Herë më murrëton, herë më ndrit në vesh…

Të isha det do të vinte të çukiste ca sekonda,
Por ajo nuk bëhet pule
Dhe unë as qiell, as det…

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare për shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës,…