Pulëbardha ia merr sandviçin nga dora
02 prill 2018
| 10:48
Një pulëbardhë ia ka rrëmbyer një sandviç nga dora e një turisteje në Venecia.
Turistja amerikane e cila po shijonte sandviçin e ulur në stolat e sheshit San Marco, “u sulmua” nga shpendi pa qenë në gjendje të reagonte.
Me sqepin e saj të madh, pulëbardha i mori sandviçin nga dora gruas pa e prekur fare atë.